I nominuar i LDK-së, për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.
“Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie”, tha Hoti para medieve.
Ai ka thënë se janë në fazën finale të negociatave.
“Ne jemi në fazat finale të fazave finale me të gjitha partitë dhe grupet parlamentare që do te jenë pjesë e kësaj marrëveshje. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve dhe jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë të vështirë dhe me nevojë të investojmë në ekonomi dhe jemi të përgatitur me një ekip që t’i përbyllim të gjitha çështjet. Për mu është esenciale që ne të dakordohemi mbi bazën e letërkëmbimit të letrës se Mustafës me partitë”, tha Hoti
“Ajo është çështja e jona në relacion me Presidentin dhe sapo te jemi gati ne do ta dërgojmë shkresën tonë për marrëveshje te presidenti”, shtoi ai.
Gjatë ditës Mustafa dhe Hoti kanë takuar përfaqësues të partive politike në vend. Ata janë takuar me Fatmir Limajn e Nisma Socialdemokrate dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe./ Ekonomia Online