Një delegacion i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga nënkryetari Nexhmi Rudari ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë shtatoreve të heronjve llapjanë në 20 vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjës Jashari në Prekaz dhe në nderim të Epopesë së UÇK-së, transmeton Llapi.info.
Pjesë e delegacionit të komunës së Podujevës ishin edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvend.