Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve nga ana e Presidentit Thaçi dhe LDK-së për formimin e Qeverisë së re.

Haziri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Thaçi dhe LDK po e shkelin Kushtetutën, sipas tij, për të bërë marrëveshjen me Serbinë.

“Thaçit dhe të moshuarve të LDK-së, nuk po iu intereson a shkelet Kushtetuta. Tashmë tik-taku për ta ka filluar. Kosova gjendet në situatë emergjence për shkak të pandemisë COVID-19. Por, ata po tentojnë formimin shumë të shpejtë të një qeverie, sepse marrëveshja me Serbinë nuk pret”, ka shkruar ai./Llapi.info