Albulena Haxhiu pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ku të gjitha partitë përveç Vetëvendosjes u deklaruan pro krijimit të një Qeverie të re ka thënë se veprimet e presidentit janë jo kushtetuese dhe ai nuk ka të drejtë të japë mandatin dikujt tjetër, raporton Ekonomia ONline. Ajo ka paralajëmruar se nëse formohet një qeveri e re, VV-ja do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
“ Qeveria është rrëzuar për shkak të pazare me ish partenrin tonë qeverisës. Është për keqardhje që këta njerëz të m këta kanë gjetur që të bëhen bashkë kundër VV në vend që të bëheshin bashkë kundër pandemisë. Ekziston një tendencë e presidentit dhe nuk mund të ketë qeveri me legjitimet qytetarë ka pa shkuar në zgjedhje sepse qytetarët kanë vendosur me 6 tetor dhe a nuk ka të drejtë ta anashkalojë partinë fituese, me këto veprime presidenti po e shkatërron rendin kushtetutës. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi ta kalojmë situatën me COVID-19. Duke e tradhtuar vullnetin e qytetarëve po shkojën në një qeveri që nuk ka legjitimet, presidenti nuk ka të drejtë ta ftojë askënd përvec VV, u mundova që ta adresojë letrën e kyrministrit Kurti dhe t’i them se veprimet e tij janë në shpërputhje me Kushtetutën”, tha ai.
Presidenti sipas saj do të duhej të thërriste takim vetëm për ta caktuar datën e zgjedhjeve.
“Ai është noter dhe të firmosë atë që ja dërgon subjekti fitues, çfarëdo tendence do ta dërgojmë në kushtetuese. Pavarësisht këtyre orkestrimeve të presidentit me ish partnerin tonë nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve. Qytetarët janë të zemëruar me veprimet e Thacit dhe ish-parntenrit tonë. Cdo veprim jo kushtetues do ta dërgojmë në Kushtetuese.”, ka thënë ajo.