Podujeva ka qenë qyteti i radhës në të cilin partia e Lëvizjes Vetëvendosje i ka dhënë përkrahje kandidatit të saj për kryetar komune, Ajet Poterës, raporton Llapi.info

Gjatë këtij tubimi në të cilin morën pjesë qindra simpatizantë të kësaj partie, anëtarja e VV- së, Albulena Haxhiu tha se më 22 tetor do të përfundoj keqqeverisja e Agim Veliut dhe do të filloj agimi me kandidatin e Vetëvendosjes, Ajet Potera.

Ajo tha se “për fat të keq pas luftës Besiana e ka përjetuar njërin nga modelet më të këqia qeverisëse” dhe se për këtë sipas Haxhiut “Besiana po bëhet gati për çlirimin final sepse në krye të saj do të jetë Ajet Potera, ushtaraku i ndershëm e i guximshëm e i pa thyeshëm në luftë e edhe në paqe. Koma në drejtimin e tij do të jetë komunë e të gjithëve”

“Më 22 do të perëndoj qeverisja e Agim Veliut” tha ajo./Llapi.info