Kandidati i NISMA- së për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka bërë një premtim interesant për dallim nga kandidatët e tjerë për të parin e Podujevës, transmeton Llapi.info.
Ai gjatë një debati ka thënë se në qytetin e Podujevës do të ndërtojë kontejner nëntokësorë duke mos lënë anash edhe fshatrat ku sipas tij edhe në pjesët rurale duhet bërë një zgjidhje për mbeturinat.
“Ne si NISMA jemi të fokusuar në këtë çështje duke i larguar deponitë e egra dhe duke i shtuar pjesë gjelbëruese në dhe nëpër fshatra dhe mbeturinat do ti largojmë duke ndërtuar kontejner nëntokësorë. Ashtu e kemi një projekt të cilin janë duke e punuar grupet punuese aty. Ato do të bëhen brenda qytetit ose nëpër fshatra, pasi nëpër fshatra nuk kemi kontejner dhe duhet t’ia bëjmë disi qysh është mas miri”, ka thënë ai.