Komunarët e Podujevës nuk kanë arritur që të vënë në jetë një dokument që parashihte shpalljen e Liqenit të Batllavës park nacional. Programi trevjeçar i banimit 2015-2017 që e parashihte këtë gjë tashmë i ka kaluar afati.

Ndërkohë, liqeni nuk e ka marrë këtë funksion. Në fund të kapitullit ku flitet për të dhënat arkeologjike të Programit trevjeçar të banimit 2015-2017, thuhet se ky liqen tërheq mijëra vizitorë, shkruan sot Koha Ditore.

“Për shkak të vlerave të larta natyrore të tërësisë së Liqenit të Batllavës, por edhe rëndësia e shfrytëzimit të ujit të pijshëm (katër komuna të Kosovës), këtë vend e begaton edhe Kulla e Zahir Pajazitit në Turiçicë, kështu që këto doemos duhet të hyjnë në mbrojtjen e monumenteve të rëndësisë së veçantë”, thuhej në Programin trevjeçar të banimit të Komunës së Podujevës.