Kryeministri, Ramush Haradinaj e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për votimin e ligjit për sponsorizim.

Haradinaj ka thënë se kjo është një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë.

Postimi i plotë në Facebook:

E përgëzoj Kuvendin, që me voten e tij fuqizoi sportin dhe i jep krah sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lartë imazhin e vendit. Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare.