Lokale - eSIMy

Ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnett, ku diskutuan për vizitën e tij në SHBA dhe takimet atje.

“Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai po ashtu bëri me dije se ambasadorit i ka paraqitur nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe se kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë.