Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka përkujtuar vëllanë e tij Enver Haradinaj i cili u vra pas luftës.

“Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë”.

“Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, është shprehur ai.

Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 14. April 2020