Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në diskutimin e hapur të organizuar nga Lëvizja “Fol” , ka komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë që disa politikanë të Kosovës janë të gatshëm për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë jam kundër një ideje për shkëmbim territoresh dhe kjo është gabim. Këtë i’a kemi spjeguar edhe shqiptarëve në Preshevë. Kush i hyn rrugës për ndarje territores është duke i hyrë edhe një lufte të re në Ballkan” është shprehur Haradinaj.

Ndryshe, më herët Ministri i Jashtëm serb kishte deklaruar se politikanët e Kosovës janë të gatshëm të shkëmbejnë territore mirëpo një gjë të tillë nuk u’a mundëson bashkësia ndërkombëtare.