Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjysmë maratona e Prishtinës, do të jetë një rast i mirë për të grumbulluar fonde për bursa të reja për kadetët e FSK-së.

Ai ka bërë të ditur se i është bashkuar kësaj nisme me qëllim për të mbledhur fonde të cilat iu mundësojnë kadetëve të rinj bursa studimi.

“Është kënaqësi të shohim se si modeli i akademive ushtarake perëndimore për studime, po zbatohet tash e sa vite nga FSK dhe RIT Kosovë (A.U.K) dhe është ndjenjë e mirë që këtë vrapim ia dedikojmë bursave të tjera për kadetët tanë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Gjysmë maratona e Prishtinës, do të jetë një rast i mirë për të grumbulluar fonde për bursa të reja për kadetët e…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Vendredi 26 avril 2019