Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se anëtari i Presidencën Trepalëshe të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik, është një njeri i Vladimir Putinit.
Haradinaj nuk e komentoi ftesën e Shqipërisë për Dodikun për në Samitin e Brdo-Brijunit, por tha se ani nuk përbën ndonjë vlerë, njofton Klan Kosova.
“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera, as të bashkëjetesës. Ai është aleat i Putinit, dhe një prej figurave më të këqija. Ai është agjent i Putinit”.
“Nuk dua të komentoj pjesëmarrjen e tij në Samitin e sotëm në Tiranë. Por Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, ka përfunduar kryeministri Ramush Haradinaj.
Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi, i cili ishte prezent në Samit, ka kundërshtuar ftesën e presidentit shqiptar Ilir Meta dërguar Dodikut.
Ai, për më tepër, as nuk e ka përshëndetur Dodikun.