Çdo ditë në vendin tonë shënohet një numër i madh i rasteve të dhunës në familje. Zakonisht viktima janë vajzat e gratë që përjetojnë dhunë nga anëtarët e familjes së tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në kryeqytetet, ku lindën telashe mes hallës dhe mbesës së saj 20-vjeçare.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 20-vjeçarja, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga halla e saj. Sipas saj, e dyshuara e ka kapur mbesën e saj për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim të dyshuarën, ndaj të cilës është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.