Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar edhe një familje në fshatin Shtedim të Podujevës, ku persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë mbrëmjen e djeshme.

Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se hajnat kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme rreth 800 euro dhe pasaportën e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.