Dje rreth orës 06:45 në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë ka ndodhur një grabitje.
Një femër derisa po hapte lokalin pa pritmas janë futur brenda dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë kanë arritur të grabisin para të gatshme.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.