Një grua e moshës 32 vjeçare ndërroi jetë në mesditën e djeshme në Qendrën Klinike Universitare.Vdekja e saj erdhi nga lëndimet e mara pasi ishte hedhur ng kati I tretë I Gjinekologjisë, njofton Llapi.info

Lajmin për këtë rast fillimisht e kishte konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani. Sipas tij, ekipet e emergjencës kishin provuar ta mbijetojnë por që ishte e pamundur për shkak të lëndimeve të shumëfishta që kishte ajo.

Bëhet fjalë për Blerina Hodollin nga Podujeva e cila që disa ditë ishte e shtrirë në repartin e Gjinekologjisë.

Ndërsa, familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit te hekurudha në Podujevë./Llapi.info