Lokale - eSIMy

Richard Grenell e ka quajtur grupin e Avdullah Hotit “miq të mëdhenj të Amerikës”.

Ish-emisari amerikan për negociatat Kosovë-Serbi e ka bërë këtë deklaratë pas vendimit të 6 deputetëve të LDK-së që të mos votojnë “pro” kandidaturës presidenciale të Bekim Sejdiut, raporton IndeksOnline.

Grenell ka postuar një fotografi kolazh të Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Janina Ymerit, Kujtim Shalës dhe Armend Zemajt, duke i quajtur miq të Amerikës.

“Shoku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, shkroi Grenell në X.