Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, disa persona të panjohur në Fushë Kosovë kanë thyer xhamin e një veture dhe nga aty kanë vjedhur një çantë dore me 100 euro.
Përveç parave, në çantë kishte edhe dokumente personale dhe një telefon.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
Për raste të tilla të vjedhjeve Policia e Kosovës raporton pothuajse çdo ditë. Kohëve të fundit cak i grabitësve ishin edhe institucionet financiare.






