Policia e Karolinës së Veriut qëlloi për vdekje një të dyshuar për rrëmbim teksa ai u përpoq të ikte dhe përplasi një polic me një automjet të mërkurën.

Të shtënat e pjesëtarëve të Departamentit të Policisë së Gastonias u regjistruan nga kamera e një shtëpie të një qytetari amerikan.

Pamjet tregojnë 21-vjeçarin Jason Lipscomb duke u ndjekur nga oficerët ndërsa ai hidhet në një veturë me katër dyer argjendi.

Teksa oficerët e rrethuan automjetin, Lipscomb u mundua të ikte nga vendngjarja, raporton nypost.

Policia më pas u hap me një breshëri armësh, duke iu shkaktuar vdekjen Lipscomb.

Goodale tha se oficerët u përballën me Lipscomb jashtë rezidencës së tij, ku u zhvillua “një lloj takimi” midis të dyshuarit dhe oficerëve përgjegjës përpara se Lipscomb të hipte në veturë.

Ai tha gjithashtu se hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse Lipscomb ishte i armatosur gjatë sherrit.

Byroja Shtetërore e Hetimit të Karolinës së Veriut do të marrë përsipër hetimin, siç është procedura standarde. Oficerët e përfshirë në të shtënat janë pezulluar prej punës në pritje të hetimeve.