Lokale - eSIMy

Kandidati për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me numër 64 nga radhët e koalicionit PAN, Besnik Tahiri ka bërë një vizitë në fshatin Orllan të Podujevës ku ka thënë se edhe pse kjo zonë ka bukuritë përrallore nuk e ka një zhvillim të mirëfilltë, transmeton Llapi.info.

Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo zonë edhe pse ka themelin e lirisë, kompleksin “Zahir Pajaziti”, nuk ka të orientuar turizmin.

Ja edhe postimi i plotë i Tahirit:

Bashkë me kolegët Fatmir Humollin dhe Diellza Hotin ishim në Orllan. Aty morëm mbështetje dhe u zotuam të rrugëtojmë së bashku.
Ajo zonë ka bukuritë përrallore, por nuk e ka zhvillimin. Ajo ka gjithë historinë e trashëgiminë; thelemin e lirisë, kompleksin “Zahir Pajaziti”, por nuk e ka të orientuar turizmin.
Ajo para së gjithash furnizon Kosovën me ujë të pijshëm, e banorët s’kanë ujë.
Gollaku e Orllani pasqyrojnë realitetin më të qartë të Kosovës. Pra ne jetojmë me bukuritë e pasuritë e Kosovës por nuk e kemi zhvillimin.
Një zonë aq e fuqishme ekonomike ka mbetur tërësisht e braktisur, nisur nga Hetica e deri në Metergoc, Rakinicë, Turiçicë e Muhazob. Pastaj, nga Surdulli e deri në Bervenik, Orllan e Bllatë; Për të vazhduar nga Barainë, Kushevicë e Brainë.
Kjo zonë duhet shpallur pasuri nacionale pasi që aty është uji, aty janë mineralet, aty janë bukuritë e trashëgimia e Kosovës.
Llapin e Gollakun do ti fuqizojmë bashkë ashtu siç i thërrasim. Orllanin do ta kthejmë në qendrën më të madhe rekreative dhe turistike.
Për ta lidhur në harmoni me Gollakun, në fshatra zhvillimor.
Përpara kësaj, ne duhet ta krijomë një master zonë (zonë të përbashkët) të ndër-veprimit në mes hapësirave rekreative dhe fshatrave turistik. Para kësaj ne duhet të ofrojmë infrastrukturën e nevojshme.