Këngëtari Arian Agushi, i njohur si GOLD AG, ka performuar sot në koncertin humanitar që po mbahet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Ai ka treguar se gjatë rrugës për në Podujevë, ka postuar video në rrjetin social në Facebook, duke bërë thirrje që t’i dilet në ndihmë Arlind Veselit, ka thënë se ka marrë një telefonatë nga një person, i cili ka dhuruar pesë mijë euro.
“Jam shumë krenar sa herë vij këtu në Llapin e Zahir Pajaziti, Ali Ajeti, Ilin Konushefcit, Hakif Zejnullahit dhe shumë dëshmorëve tjerë. T’u ardh këtu në Podujevë, mora një telefonatë nga një person, llapjan, Syelejman Rrahmani, i cili më tha të kontaktoja me Elvisin prej “Firdeus”, edhe ky i dhuroi pesë mijë euro për Arlindin”, ka thënë ai.
Ky koncert humanitar është organizuar nga Adnan Blaku së bashku me Fredi Ajvazi dhe Aldin Mehani. Paratë e mbledhura shkojnë për shërimin e Arlind Veselit./Llapi.info






