Policia e Shqipërisë njofton se sot rreth orës 00:30 në fshatin Hot të Shkodrës pas një konflikti për motive të dobëta është goditur me thikë shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

”Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin: Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.