Edhe një vendim skandaloz është marrë nga ana e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Një lopë në pronësi të Hashim Miftarit kishte ikur dhe kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.
Për këtë veprim, Prokuroria ka marrë vendim për ndalimin e Hashim Miftarit për 48 orë.
Ndërkohë, 59-vjeçari nga Hajvalia kishte deklaruar se lopën e kishte humbur dhe se kjo ishte hera e parë që ajo kishte hyrë në oborrin e Gjykatës.
Se një lopë kishte hyrë në oborrin e Gjykatës, institucionet i kishte njoftuar gjyqtari Sinisha Borisavljeviq.






