Lokale - eSIMy

Kreu i Trupit Gjykues, Charles Smith, ka thënë se Prokuroria Speciale ka arritur të vërtetojë përtej dyshimit të bazuar se disa anëtarë të UÇK’së kanë bërë arrestimin dhe ndalimin e 385 personave.

Ky ndalim, Smith sot se ka ndodhur në 14 komuna.

“ Prokuroria vërtetoi përtej dyshimit të bazuar se është kryer ndalim arbitrar”, ka thënë Smith.

Trupi gjykues konstatoi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas gjykatësit Smith, të ndaluarve u ishin shkaktuar gjithashtu vuajtje psikologjike.

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se disa të ndaluarve u ishin shkulur thonjtë dhe u ishin thyer gjymtyrët gjatë keqtrajtimit.

Sipas gjykatësit Smith, disa prej tyre vazhdojnë të kenë dhimbje ose nuk janë në gjendje të ecin edhe sot.

Shumë dëshmitarë, tha Smith, kanë treguar për pasoja afatgjata të keqtrajtimit, përfshirë depresionin dhe problemet me gjumin.