Trupi Gjykues ka deklaruar se Fatmir Limaj, Sabit Geci, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi ishin “zbatues të zellshëm” të një qëllimi kriminal, i cili, sipas konstatimeve të gjykatës, kishte në shënjestër personat e konsideruar kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas gjykatës, plani parashihte krijimin e objekteve të ndalimit në zonat nën kontrollin e UÇK-së, identifikimin e personave që konsideroheshin kundërshtarë, arrestimin dhe ndalimin e tyre, si dhe, në rastet kur vlerësohej e nevojshme, vrasjen e tyre.
“Plani ishte i thjeshtë dhe i dëshmueshëm”, ka deklaruar Trupi Gjykues gjatë seancës.
Gjykata ka konstatuar gjithashtu se asnjëri nga të akuzuarit – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – nuk ndërmori hapa për ta ndërprerë apo për t’u tërhequr nga ky plan.
Përkundrazi, sipas konstatimeve të Trupit Gjykues, ata bashkërisht kontribuuan, inkurajuan dhe mundësuan zbatimin e tij.
“Plani ishte i tyre dhe ata i qëndruan besnik derisa nuk patën nevojë më”, është thënë në gjykatë.






