Një grua ka raportuar në polici se të hënën rreth orës tetë, biri i saj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të hallës së tij, por që fatmirësisht nuk e ka qëlluar.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 13 fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të narkotikëve.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.