Lumi Llap është ndotur tejmase gjatë këtyre ditëve të fundit, shkruan Llapi.info.

Portali Llapi.info ka raportuar edhe dje në lidhje me këtë, ku publikoi pamjet e lumit që ishte pushtuar nga shishet dhe bërlloku edhe në pjesën ku shtrihet në qendër të Podujevës.

Të tillë gjendjen ky lumë e ka edhe në fshatin Lupc, afër lagjes Humolli. Në pamjet që ka publikuar analisti Shemsi Jashari, shihet grumbulli i bërllokut që ka zaptuar atë pjesë.

“Kah jemi nis kështu? Kjo është gjendja e lumit llap në hyrje të fshatit Lupç(afër lagjes Humolli)!! Çfarë njeri pa tru duhesh me kon tërë këtë shishe dhe mbeturina me hedhë në lumë. Ky ujë përveç që duket keq kështu, është i nevojshëm për ujitjen e bashqeve dhe tolave të kësaj ane!!!! Inspektorati i komunës duhet me fillu me shkru denime, kjo është e tepërt”, ka shkruar ai./Llapi.info