Lokale - eSIMy

Rruga nacionale që lidh Llapin me kryeqytetin, Podujevë – Prishtinë, ende nuk është përfunduar, përkundër që punimet kanë nisur për më shumë se gjashtë vjet, shkruan Llapi.info.

Në këtë magjistrale janë përfunduar vetëm disa llote, derisa në disa prej tyre kanë nisur të shfaqen defektet e para.

Sipas banorëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në Siboc asfaltimi është kryer së fundi, por që i njëjti nuk ka qëndruar gjatë.

Banorët i kanë portalit se asfalti është gërryer thuajse i tëri dhe janë krijuar gropa, për çka, sipas tyre, po krijohen kolona të gjata në këtë rrugë nacionale.

Këto punime në këtë rrugë janë nisur para gjashtë vjetësh, por që ende nuk janë kryer. Në fushatë zgjedhore, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryeministri Kurti kanë thënë se këto punimet do të përfundojnë gjatë vitit 2022./Llapi.info.