Gjatë ditës së djeshme është raportuar për dy raste të gjetjes së mjeteve të dyshuara të pashpërthyera, transmeton Llapi.info.

Njëri raportim ka ardhur nga fshati Potok i komunës së Podujeveës ku një person kishte raportuar se derisa ishte duke shëtitur në një fushë kishtë vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Një rast tjetër është raportuar në fshatin Vranidoll, ku personi i cili raportoi në polici për mjetin e dyshuar shpërthyes, ishte duke punuar në fushë kur kishte hasur në të.

Njësitet policore kanë dalë në këto dy vende të ngjarjes dhe kanë bërë largimin e mjeteve të dyshuara pa incidente./Llapi.info