Lokale - eSIMy

Gazetari i njohur shqiptar, Agim Muhaxheri ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, Gjykata e Apelit do t’i nxjerrë të pafajshëm.

“Njejtë si Thaçi e të tjerët ishte i akuzuar edhe gjenerali kroat Ante Gotovina. Gotovinën Tribunali i Hagës për ish- Jugosllavinë e pati dënuar me 24 vjet burgim. Ndërkaq, Gjykata e Apelit e liroi”, ka shkruar Muhaxheri.

Postimi i plotë:

Lajmi i (pa)pritur

Dënimet drakoniane në “emër të popullit” nga Specialja e Hagës

Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18, Rexhep Selimi – 13 vjet burgim.

Bie akuza – krimet kundër njerëzimit.

Gjykata e Apelit do t’i nxjerrë të pafajshëm…

—-

Gjysmë ore para mesditës, Gjykata Speciale në Hagë shqiptoi aktgjykimin dënues ndaj krerëve të UÇK-së, sot (16 shtator 2026).

Katërshja e UÇK-së dënohet me gjithsej 81 vjet burgim…

Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18, ndërsa Rexhep Selimi – 13 vjet burgim.

“Pacientët” e ZPS-së mbahen brenda grilave tashmë 6 vjet.

Kryetari i trupit gjykues, amerikani Charles Smith tërhoqi vërejtjen se aktgjykimi shpallet “në emër të popullit të Kosovës”.

Me të dëgjuar lajmin e (pa)pritur qytetarët e tubuar para dyerve të Speciales ngritën zërat me shprehjen drejtuar gjykatësve:

Turp ju qoftë!

Këta janë heronjtë tanë… Ju i dënuat, populli i Kosovës nuk i dënon!

Gjyqi i fajësoi të akuzuarit për ndalim, arrestim të paligjshëm ndaj 358 personave…, 303 të torturuar, për vrasje…

Ndërkaq, i shfajësoi për krimet kundër njerëzimit…

Filmi me “dëshmitë” serbe, ato të pasardhësve të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit – mbaroi sot.

Kundër këtij akgjykimi mbrojtësit dhe klientët e tyre kanë paralajmëruar ankesën në Gjykatën e Apelit..

Njejtë si Thaçi e të tjerët ishte i akuzuar edhe gjenerali kroat Ante Gotovina.

Gotovinën Tribunali i Hagës për ish- Jugosllavinë e pati dënuar me 24 vjet burgim. Ndërkaq, Gjykata e Apelit e liroi.