Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për asfaltimin e rrugëve në tri fshatra të saj, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit të Komunës, vlera e nënshkruar mes operatorit dhe Komunës është 74 mijë e 604 euro.

Tenderin për asfaltimin e rrugëve në fshatrat; Majac, Popovë dhe Lupç, e ka fituar kompania “Integral Shpk”, nga Ferizaj.

Për këto punime, Komuna ka anashkaluar një kompani nga Podujeva, pasi siç thuhet në njoftim, kishte dhënë ofertë më çmim më të madh se sa që kishte parashikuar Komuna./Llapi.info.

NJOFTIMI I PLOTË