Lokale - eSIMy

Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan Llapi.info.

Ky institut ka thënë se në këtë fushatë, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë gjithsej 61 premtime.

Prej tyre, 8 janë përfunduara, 5 janë të gjysmë përmbushura, 18 kanë filluar, kurse 30 prej tyre ende as që kanë nisur.

GAP ka thënë se në kuadër të këtyre 30 premtimeve që s’janë nisur ende, bëjnë pjesë edhe parkingu nëntokësor, ndërtimi i zonës industriale, ndërtimi i unazës së qytetit, ndërtimi i shtëpisë së kulturës, etj.

Bulliqi më së shumti është fokusuar në fushën e arsimit, duke bërë gjithsej 14 premtime, pasur me Shëndetësi dhe Shërbime Publike.

Në shëndetësi, i pari Podujevës ka bërë gjithsej 7 premtime, Shërbime Publike (9), Sociale (1), Sport (4), Kulturë (7), Infrastrukturë (5), Ekonomi (6), Bujqësi (5) dhe Administratë (3).

Duke klikuar këtu mund ta shikoni të plotë raportin./Llapi.info