Personin e lënduar e gjetën. Atë ushtarakët shqiptarë e bartën lart në kullën 16 metërshe.
Në këtë lartësi, sfidën e radhës në operacionin e kërkim-shpëtimit e patën lëshimin e viktimës nga ndërtesa, njofton Klan Kosova.
Ky është përshkrimi i ushtrimit që pjesëtarët e Ushtrisë së Shqipërisë e kryen të enjten në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim – Shpëtimit e FSK-së në Pomozetin.
Instruksionet në këtë stërvitje i morën nga kolegët e tyre kosovarë që janë goxha të zot për këtë punë.
Andaj, pos të uniformuarve të Shqipërisë, kjo qendër është bërë vend ku vijnë të mësohen edhe pjesëtarë të ushtrive tjera, anëtare në NATO.
Madje, sivjet qendra shënoi një shifër rekord prej 1700 pjesëtarëve të institucioneve të ndryshme që i ushtroi, njofton Klan Kosova.
Kuadrot e dala nga qendra që udhëhiqet nga britaniku me nënshtetësi kosovare, John Doone, e bëjnë atë ndër më të mirat në Evropë.
Muajin e kaluar udhëheqësit e saj, sefte morën pjesë në konferencën e Grupit Këshillues të Kombeve të Bashkuara për Afrikë, Evropë dhe Lindje të Mesme.






