Fshati Shamalluk i komunës së Podujevës, i cili gjendet buzë kufirit me Serbinë, po vazhdon të jetojë si në kohën e mesjetës. Aty asnjëherë nuk pati energji elektrike. Banorët u diskriminuan në të gjitha kohët.

Banorët e fshatit Shamalluk të komunës së Podujevës, nuk po e shijojnë dritën e energjisë elektrike, as pas pavarësimit të vendit, një e drejtë kjo e mohuar nga të gjitha kohët dhe pushtetet.

Banorët thonë se ‘vetëm me gjenerator furnizohen me energji. Ministria e bujqësisë u ka ndihmuar me energji solare vitin e kaluar mirëpo ato më nuk janë në funksion.Shkaku i mungesës së energjisë po shpërngulen banorët e këtij fshati, jemi të asimiluar’, shprehen banorët për Tv Llapi.

Ndërsa Shefi i zyrëz për informim në Podujevë , Nazmi Elezi, thotë se janë të informuar nga KEDS-i që në kuadër të investimeve që janë duke u bërë në komunën e Podujevës në projektin për energji elektrike është futur edhe fshati Shamalluk.