Marimanga e cila është për respektimin e rregullave për automjetet e parkuara në vende jo të duhura, kësaj here është vet ajo e cila i ka shkelur këto rregulla.

Përmes disa fotove të dërguara nga një lexues i portalit “Llapi.info” shihet se si një marimangë është parkuar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në vendin ku policia më së shumti u shqipton gjoba atyre që parkohen në këtë pjesë.

Lexuesi i cili nuk ka dashur të identifikohet, ka treguar se marimanga ka qendruar e parkuar në atë vend për më shumë se gjysmë ore./Llapi.info

11216462_1054503624578536_1010561897_n

11119726_1054502854578613_423918788_n