Që nga orët e hershme të mëngjesit deri më tani, në qytetin e Podujevës nuk ka pasur ndonjë fluks të madh të qytetarëve, raporton Llapi.info.

Fluksi më i madh i qytetarëve në Podujevë ka filluar që nga ora 12:00. Kjo ka bërë që në rrugën kryesorë të qytetit” Zahir Pajaziti” të krijohen edhe kolona të gjata veturash.

Kujtojmë se deri në ora 11:00 sot kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë votë apo 4.46% më pak sesa në zgjedhjet e 22 tetorit./Llapi.info