ABD0006_20220519 - EUGENDORF - …STERREICH: ZU APA0043 VOM 19.5.2022 - Auf der Westautobahn bei Eugendorf hat sich in der Nacht auf Donnerstag, 19. Mai 2022 ein Unfall mit einem voll besetzten Reisebus ereignet. Ersten Angaben zufolge dŸrften dabei rund 20 Insassen verletzt worden sein. - FOTO: APA/FRANZ NEUMAYR

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Salzburg të Austrisë.

E lidhur me rastin ka folur edhe shoferi i autobusit.

Sipas raportimit të mediave austriake, në deklaratën e tij për policinë ai sapo kishte parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur kur i kishte dalë përballë një kantier ndërtimi.

Shoferi tha se nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit duke u përplasur.

Media austriake ORF thekson se nuk dihet nëse ai i kishte respektuar rregullat e pushimit.

Pas aksidentit autostrada A1 kishte qëndruar e bllokuar për disa orë.

Si pasojë e këtij aksidenti 20 persona kishin mbetur të lënduar, prej tyre tre në gjendje më të rëndë.

Artikullin e plotë të ORF mund ta gjeniKËTU