Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka hedhur poshtë raportimet se ai ka marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se është në një udhëtim jashtë vendit në Lublanë.
“Haga është vend i bukur në rend të parë. Rendi i dytë, sot është dita ndërkombëtare e lirisë së shprehjes, ia uroj gjithë mediave. Ajo çfarë dua të them se kjo është një margaritar i Beratit, e ka marrë si mision me neve por kjo nuk është korrekte dhe nuk është e vërtetë. Edhe po të ishte ndonjë ftesë do ta bëja njoftimin, nuk do të ishte ndonjë kiamet. E falënderoj Zotin cdo ditë dhe ka me dek cdo ditë UÇK”, është shprehur ai për Klan Kosovën