Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Podujevë, gjegjësisht në rrugën “Ilir Konushefci” ka ndodhur një fjalosje mes dy palëve. Deri te fjalosja, sipas tyre ka ardhur për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me rastin.

Po ashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë ka ndodhur edhe një vjedhje në rrugën “Skëndërbeu”, me ç’rast grabitësi ka arritur të vjedhë dy barteri të veturave.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 10 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info