Segmenti rrugor Gllamnik-Podujevë i cili ka mbetur i përgjysmuar që nga hyrja e parë e qytetit përkatësisht që nga hyrja në rrugën “Skënderbeu”, ka filluar të asfaltohet sot, shkruan Llapi.info

Ky segemt sipas Ministrisë së infastrukturës ishte paraparë të perfundojë në gusht të këtij viti teksa më pas pritej fillimi i shtrirjes së shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment.

Në këte pjesë të rrugës e cila ka filluar të asfaltohet sot, gjenden edhe dy ura të cilat nuk kanë filluar të ndërtohen edhe pse kanë kaluar muaj që nga fillimi i punimeve në këtë segment./Llapi.info