Parkut të Paqes në Podujevë do t’i shtohen edhe mbi 8 mijë fidanë të llojeve të ndryshme të pishës.
Mbjellja e këtyre fidanëve ka filluar të bëhet sot nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, transmeton Llapi.info.
Kështu ka shkruar kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili ka thënë se përveç mbjelljes së këtyre fidanëve, do të pastrohet edhe një pjesë e pyllëzuar e këtij parku.
“Në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, në Parkun e Paqes në Podujevë po bëjmë pyllëzimin e një sipërfaqeje prej 3,5 ha, duke mbjellë mbi 8 mijë fidanë të llojeve të ndryshme të pishës. Gjithashtu po pastrohet një pjesë e pyllëzuar në këtë park”, ka shkruar Veliu./Llapi.info