Sot, me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të 10 dëshmorëve të Llapit, përkatësisht te “Tabet e Llapashticës” ka filluar të mbahet një manifestim për nderë të tyre.

Ky manifestim është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë tubim janë duke marrë pjesë qytetarë të ndryshëm, familjarë të dëshmorëve si dhe figura të shquara politike të vendit.