Kryetari i Komunës s Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në këtë zonë ka nisur fushata e korrje-shirjeve, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës u ka uruar bujqve llapjanë të korra të suksesshme me shpresën që të plotësohen nevojat.

Postimi i tij i plotë

🔆🌾🚜Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Podujevë

Me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari, sot gjatë ditës kemi përcjell mbarëvajtjen e fushatës sê korrje-shirjeve në Podujevë. 🚜

🌾Jam i lumtur që subvencionet për shumicën e kulturave bujqësore këtë vit janë rritur dhe bujqit po trajtohen dinjitetshëm nga Qeveria Kurti, duke u subvencionuar edhe në shpenzimet e naftës, plehërimit dhe në rendimentet e grurit. ✅

🧑‍🌾Fermerëve llapjanë iu uroj të korra të suksesshme me shpresën që të plotësohen nevojat, e të ushqehemi nga bereqeti i tokave tona. 🤝