Fermerët llapjanë janë certifikuar dhe zgjedhur, si grupi i dytë me i madh në botë për kultivuesit e mjedrës nga “Global Gap”, këtë e ka bërë të ditur Agim Veliu përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Ky certifikim vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet USAID-it dhe komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Postimi i plotë i Veliut:

Sot pranova certifikatat “Global Gap” për kultivuesit llapjanë të mjedrës, të cilët kohë më parë kanë marrë pajisjet e nevojshme për certifikim me këtë standard.
Më gëzon fakti se fermerët llapjanë janë grupi i dytë më i madh në botë që sivjet janë certifikuar.
Certifikimi me këtë standard vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Podujevës dhe USAID-it.