Ndodh që e përqeshin për punën që bënë, por qëllimi i tij është të siguroi të ardhura për familjen.

Është ky 32 vjeçar Fatmir Mehmeti nga Podujeva i cili për 16 vite rresht me biçikletën e tij mbledh plastik nga çdo skutë e Podujevës që të siguroi jetesën për familjen e tij, shkruan Llapi.info.

Ani pse ka punuar edhe punë tjera, në ndërtimtari, e me drunj, Fatmiri ndihet i lumtur që bënë tani këtë punë dhe thotë që nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve. Për të çdo punë që punohet me djersë është e mirë.

“Zakonisht kam punuar në ndërtimtari, me drunj, hekur, kam punuar me gjëra që janë për të punuar në këtë botë vetëm me djersë dhe jo haram sepse harami një ditë të kthehet. Por duhet me punua njeri sa të është gjallë me i ndihmua familjes, me pas një familje të shëndoshë me pas një respekt në komunën tënde që je, me ditë cka lypet prej një njeriu në komunën e Podujevës pa marr parasysh ose ti ose unë ose ai cdo njeri duhet ta ketë lamini e vet dhe punën e vet.”, tha ai.

Edhe pse Fatmiri respekton çdo qytetar të Podujevës, për punën që bënë ai thotë se nganjëherë nënçmohet nga të tjerët. Por e rëndësishme për të është puna dhe shëndeti.

“Mua më ka ndodh kur kam shkuar me marr plastik në kontinjerë të bërllogut, se zakonisht aty i hedhin, dhe kur e kam fut dorën e kam marrë keson ka qenë me qokolladë e përlyer dhe më ka thënë një qytetar “kqyre ky zdrali”, “kqyre ky qe nuk e respekton askush” por unë për këtë vesh më hyn për këtë më del. Unë nuk merem me thashetheme të një qytetari, një individi i cili nuk përcakton së pari në shtëpinë e vet i ka puntë keq e del në qytet thotë kqyre këta ashtu ashtu ashtu…unë merrna me drejtimin tim. Unë nuk mirem me thashetheme. Unë kam qef me pas shëndetin dhe me respektu cdo qytetar të komunës së Podujevës.”, tregon ai.

“Puna dhe mbështetja ndaj Allahut” është mesazhi i Fatmirit për të rinjtë e Podujevës për të cilët thot se nuk janë në rrugë të mirë. Ai i ka lutur ata që të mos pinë substanca narkotike por të punojnë e të krijojnë familje.

“Ju lutem mos pini drogë, ju lutem punoni, ndërtoni familje të shëndoshë dhe shkoni përpara se rinia ka mbaruar me hashash e marihuannë. Rinia e sotit hynë në qoshe të banesave pinë gjëra të palejueshme sic është alkoli, droga, prostitucioni. Mesazhi im është vetëm puna dhe mbështetja ndaj Allahut dhe inshAllah Zoti i mëshiron.”, tha ai.

Fatmiri do të vazhdoi të merret me këtë punë pasi që sipas tij kjo ja vlen./Llapi.info/