Zyrtarët partiakë të LDK-së së Agim Veliut po përkujdesen që t’i rrisin edhe pëlqimet e rrejshme në rrjetin social Facebook.

Në njoftimet e Facebookut në kryefaqe shihet se si një faqe me emër AFRK-Alternativa për Fuqizimin e të Rinisë së Kosovës e ka ndryshuar emrin “Agim Veliu” për tu bashkuar(merge) pastaj me faqen zyrtare të Veliut. Kështu pastaj,1.848 pëlqime të rreme t’i kalojnë faqes së Agim Veliut, kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së.

Facebooku kohë më parë ka ofruar mundësinë që të bashkohen faqet me emra të njëjtë por në kohën e fundit, ajo mundësi ka dështuar në disa përdërues të rrjetit social.

Më poshtë mund ti shihni foto: