Lokale - eSIMy

Përfaqsuesë të organizatës për të pagjeturit “Thirrjet e nënave”, gjatë protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve, kanë akuzuar Presidentin e Kosovës se nuk e ka hapur qështjen e të pagjeturve asnjëherë në dialogun Prishtinë-Beograd.

Nga kjo organizatë kanë thënë se Thaçi nuk mund të flaës në emër të familjarëve që kanë të vrarë, të rrëmbyer e të zhdukur në luftën në Kosovë. Deklarojnë se Thaçi e ka humbur rrugën në bisedimet me Vucicin për interesa të veta.

“Thaçi kurrë nuk e hapi në dialog qështjen e e të pagjeturve. Ne i themi atij sot, që ai nuk mund të flaës kurrë në emër të nënave, dhe nuk mund të flaës kurrë në emër të familjarëve që kanë të vrarë të rrëmbyer e të zhdukur në luftën në Kosovë, nga kriminelët serb. Ky e ka humbur rrugën në bisedimet me vucicin për interest e veta, duke harruar viktimat e luftës”, kanë deklaruar gjatë protestës.

Derisa kanë shtuar se Thaçi po i trajton sit ë huaj.

“Na trajton si të huaj, në vendin tonë, andaj në familjarët që kemi humbur më të dashurit tanë kundërshtojmë që të na imponojë interest e Serbisë. Ku e merr ti guximin ti zgjasëssh dorën e pajtimit Vucicit i cili nuk kërkoi kurrë falje, Serbia duhet ti kthejë nënave të gjithë të pagjeturit”, kanë thënë më tej.