Lokale - eSIMy

Reagime të shumta u janë drejtuar krerërve të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët në përvjetorin e 27 të themelimit të Degës së saj në Podujevë i përmendën vrasjet e pasluftës të aktivistëve të saj, njofton Llapi.info.

Edhe sociologu dhe opinionisti Fadil Maloku ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se t’i përdorësh emrat e të vrarëve dhe të mos bësh asgjë përderisa qeverisë vendin, sipas tij është hipokrizi, injorancë dhe poshtërsi.

“Ti përdorësh emrat e të vrarëve si Enver Maloku, Xhemail Mustafës, Ukë Bytyçit, e Smajl Hajdarajt, e Tahir Zemajt, nëpër fushatat zgjedhore të LDK-s, pra, të përdorësh këta emra, nê vazhdimësi nê fushata, në stilin e “dhimbjes dhe të vajtimit”, për kinse zbardhjen e fatit të tyre, e në TË NJEJTËN KOHË të disponosh; MANDATIN qeverisës; INSTRUMENTET ekzekutive; FUQINË politike të postit të krye(ministrit) dhe KOMPETENCAT ligjore, për të kuptuar saktë, pra për të shndritur këto raste makabre (!) ÊSHTÊ, jo vetëm HIPOKRIZI e INJORANCË, POR, edhe POSHTËRËSI e llojit të vet.”, ka shkruajtur ai.

 Shkrimi i plotë:

Hipokrizia e LDK-s, brira s’ka?

Hipokrizia e LDK-s, brira s’ka?

1.T’i përdorësh (në fakt; t’i manipulosh në mënyrën më të paskrupullt “vrasjet enigmatike politike!) emrat e të vrarëve; si Enver Maloku, Xhemail Mustafës, Ukë Bytyçit, e Smajl Hajdarajt, e Tahir Zemajt, nëpër fushatat zgjedhore të LDK-s, pra, të përdorësh këta emra, nê vazhdimësi nê fushata, në stilin e “dhimbjes dhe të vajtimit”, për kinse zbardhjen e fatit të tyre, e në TË NJEJTËN KOHË të disponosh; MANDATIN qeverisës; INSTRUMENTET ekzekutive; FUQINË politike të postit të krye(ministrit) dhe KOMPETENCAT ligjore, për të kuptuar saktë, pra për të shndritur këto raste makabre (!) ÊSHTÊ, jo vetëm HIPOKRIZI e INJORANCË, POR, edhe POSHTËRËSI e llojit të vet!

2.Për shkak se; e njëjta taktikë, e njëjta strategji e marrjes së votave nga publiku naiv dhe sensitiv, u PROMOVUA a në të gjitha fushatat zgjedhore të pasluftës, nga “institucionalistët dhe rugovistët” e LDK-s!?

3.Tani, Lidershipi aktual i LDK-s, sërish po e përdorë këtë metodë të animimit të elektoratit si strategji e karrem mobilizues për të mbrojtur interesat “madhore”, partiake e shtetërore të Kosovës, si edhe për të rifituar zemrat e “lënduara” nga “dhimbjet” e elektoratit! Ky indiferentizëm i qëllimshëm zbulon më së miri se ata nuk janë të interesuar t’i zbulojnë atentatorët e vërtetë, përveç tjerash edhe shkaku se në fushata parazgjedhore e zgjedhore ata nuk dëshirojnë të “djegin” kartën kryesore të “viktimizimit”!!!E gjithë kjo ripërsëritje e kësaj tematike është një abuzim dhe një “(ri)tredhje kolektive, e mendjes sonë qytetare !