Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk thotë se është koha që Europa t’i kërkojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të ndalojë së luajturi lojëra.
Duke publikuar një fotografi të presidentit rus Vladimit Putin me kreun e shtetit serb, Kyuchyuk i thotë Vuçiqit se “nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh”, shkruan Gazeta Express.
“Koha që t’i dërgohet sinjal i fuqishëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ndalojë së luajturi lojëra . S’mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë, Z. Vuçiq. Duke refuzuar që të rreshtoheni me politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosni sanksione kundër luftës së Putinit në Ukrainë, ju po e vini në pikëpyetje të ardhmen europiane të shtetit tuaj”, ka shkruar ai në Twitter.
Serbia është vetëm vendi i dytë në Europë që ka refuzuar t’i vendos sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Pas disa ditësh heshtjeje pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Serbia tha se e përkrah integritetin territorial të Ukrainës, por që s’iu bashkua Perëndimit për ta sanksionuar Vladimir Putinin.
Time to send a strong signal to President of #Serbia @avucic to stop playing games. You can't sit in two chairs at once Mr Vucic. By rejecting to align with EU's foreign policy and joining the sanctions against Putin's war in #Ukraine you are questioning the country's #EU future. pic.twitter.com/C8QB6O5Ije
— Ilhan Kyuchyuk (@ilhankyuchyuk) March 3, 2022





